Dy gola të Edon Zhegrovës ishin të pamjaftueshëm për Lille që të marrë një fitore sot.
Skuadra ku luan super ylli kosovar barazoi 3:3 në shtëpi ndaj Strasbourgut në Ligue 1.
Zhegrova kaloi vendasit në epërsi në minutën e 15-të me një gol të bukur pas asistit nga Gomes.
12 minuta më pas, Zhegrova shënoi sërish, kësaj radhe me kokë për 2:0.
Por, Lille u desh të pajtohej me një pikë nga kjo përballje.
E tani ka ardhur edhe reagimi nga Edon Zhegrova.
“Jo rezultati që donim! Por krenar për këtë ekip! I lumtur për të shënuar dy herë. Ne vazhdojmë”, shkroi Zhegrova në Instagram.