Tifozët e Drenasit: FFK – Feronikeli ’74 2:0

Futboll

Tifozët e Drenasit: FFK – Feronikeli ’74 2:0

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 23:13
Feronikeli

Tifozët e Feronikelit 74, Tigrat e Zi kanë reaguar pas humbjes nga Suhareka sot 2:0 në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipit nga Suhareka fitoi një penallti diskutabile, e cila u bë kryetemë sot në futbollin tonë.

“FFK 2-0 Feronikeli!

Urime federata e futbollit e korruptuar!

Tani u kuptua pse nuk patëm bileta sot ne Suharekë për shkak të dallavereve të FFK me klubin nga Suhareka por ta keni me dije se për dy ngjyra na jetojmë e veç për një emër Feronikel. 

Pasionin tonë nuk do ta ndalni asnjëherë FFK, ke të fala nga grupi jonë e shihemi në javën tjetër në tribunë i gjithë qyteti, mobilizim", reagojnë tifozët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat