Preka diplomatik: E vendos trajneri, unë jam aty për Partizanin

Futboll

Preka diplomatik: E vendos trajneri, unë jam aty për Partizanin

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 23:16
Marcelino Preka

Derbi numër 174 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim. Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0.

Pas kësaj sfide ka folur mbrojtësi i Partizanit, Marcelino Preka.

“Ky ishte derbi im i parë dhe isha shumë i emocionuar.

Partizani ka dy vite i pathyer dhe kjo është e rëndësishme. Kishim rastet tona, por derbi mbetet derbi jemi të kënaqur dhe me barazim.

Pse nuk keni vazhdimësi? Problemet fizike i kam lënë pas dhe po stërvitem çdo ditë. Është trajneri ai që vendos, por sa herë të më jepet mundësia do të bëj më të mirën time, jam aty për Partizanin”, tha Preka pas përfundimit të derbit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat