Gledi Mici: Ky ishte derbi më i lehtë

Futboll

Gledi Mici: Ky ishte derbi më i lehtë

Më: 21 shtator 2024 Në ora: 23:18
Gledi Mici

Derbi numër 174 mes Partizanit dhe Tiranës e vlefshme për javën e 6-të të “Abissnet Superiore” ka përfunduar në barazim.

Supersfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, është mbyllur me rezultatin 0-0. Pas kësaj sfide ka folur mbrojtësi i Tiranës, Gledi Mici.

“Dua të them që kapiten është Përgjoni, unë jam zëvendës derisa ai të kthehet nga dëmtimi, shpresoj sa më shpejt. Unë luaj me 3 mbrojtës pasi mund të dal para me topin nga një linjë në një tjetër.

Po zhvillojmë lojë të mira, por po mungojnë pikët, për këtë më vjen keq.

Kishit frikë nga humbja? Dihet që derbi ndahet nga një detaji dhe duhet të ishim pak të kujdesshëm në mbrojtje, prandaj isha pak i limituar për të shtyrë përpara. Megjithatë në derbi ndëshkohet nga çdo mospërqendrim.

E kishim përgatitur ndeshjen për presing të lartë dhe topat e dytë. Ky ishte një ndër derbit më të lehtë”, tha Mici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat