Fituan derbin e Stambollit, Icardi thumbon Mourinhon

Futboll

Fituan derbin e Stambollit, Icardi thumbon Mourinhon

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 09:57
Mauro Icardi ka thumbuar trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinho.

Galatasaray ka triumfuar në derbin e madh të Turqisë në udhëtim te Fenerbahce me rezultat 1-3.

Ka qenë një derbi i zjarrtë si gjithmonë kur përballen këto dy skuadra, derisa ‘Luanët’ triumfuan në udhëtim.

Nuk kanë munguar edhe thumbimet pas ndeshjes derbi.

Ylli më i madh i Galatasarayt, Mauro Icardi ka thumbuar trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinho.

Sulmuesi argjentinas ka publikuar një foto të trajnerit të tij Okan Buruk në Instagram, por në atë foto shihet edhe Jose Mourinho.

“Trajneri special, Okan Buruk”, ka shkruar Icardi.

Menjëherë në mediat turke dhe ato evropiane është bërë lajm thumbimi i Icardit ndaj trajnerit portugez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat