Liverpool po e sfidon Man Unitedin për mbrojtësin amerikan

Futboll

Liverpool po e sfidon Man Unitedin për mbrojtësin amerikan

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 10:10
Antonee Robinson.

Liverpool po e sfidon Manchester United për mbrojtësin e Fulham-it, Antonee Robinson.

United është duke e monitoruar reprezentuesin amerikan të cilin synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, sipas ‘The Sun’ Man United po përballet me konkurrencën nga Liverpool-i, i cili e sheh Robinson si zëvendësues të denjë për Andreë Robertson.

‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘The Reds’ tashmë siç raportohet nga mediat angleze, janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Fulham-in për transferimin e Robinson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat