Abrashi nderohet nga Grasshoppersi në paraqitjen e 250-të në ndeshjet zyrtare

Futboll

Abrashi nderohet nga Grasshoppersi në paraqitjen e 250-të në ndeshjet zyrtare

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 10:12
Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë dhe klubit të madh zviceran Grasshoppers, ka zhvilluar paraqitjen e 250-të në ndeshje zyrtare.

Amir Abrashi është duke shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshoppersit, pasi po luan secilën ndeshje.

Mesfushori shqiptar është një legjendë e klubit më të madh zviceran dhe njëkohësisht edhe kapiten i kësaj skuadre.

Në ndeshjen e së shtunës mbrëma kundër Servettes, për Abrashin ishte paraqitja jubilare me fanellën e GC.

Legjenda e Kombëtares së Shqipërisë dhe klubit të madh zviceran Grasshoppers, ka zhvilluar paraqitjen e 250-të në ndeshje zyrtare.

Kësisoj mesfushori gjakovar është bërë futbollisti i 19-të me më së shumti ndeshje në histori të gjigantit zviceran.

34-vjeçari u nderua nga klubi për këtë arritje, derisa në stadiumin ‘Letzigrund’ të gjithë u ngritën në këmbë duke thirrur emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat