Çeki – Shqipëri, dalin në shitje biletat për duelin që do të zhvillohet në Pragë

Futboll

Çeki – Shqipëri, dalin në shitje biletat për duelin që do të zhvillohet në Pragë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin tetor dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Të dyja sfidat e muajit tetor, kuqezinjtë do t’i zhvillojnë në udhëtim, fillimisht më 11 tetor në Epet Arena ndaj Çekisë me fillim nga ora 20:45.

Ndërkohë tre ditë më vonë në kryeqytetin gjeorgjian Tibilisi, Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në Mikheil Meskhi Stadium nga ora 18:00.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se mund të blejnë biletat e tyre për sfidën e tretë në Grupin B1 të UEFA Nations League, Çeki – Shqipëri në linkun Biletat e ndeshjes 

Tribunat A2, A3, H1, F20 dhe F21 në stadiumin “Epet Arena” janë në dispozicion të tifozëve shqiptarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat