Kompany thotë fjalë për Olisen

Futboll

Kompany thotë fjalë për Olisen

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:26
Michael Olise

Bayern shënoi fitore të madhe në udhëtim tek Werderi me rezultat 0-5.

Michael Olise ishte fantastik me dy gola të shënuara.

Lidhur me performancën e tij foli edhe trajneri, Vincent Kompany.

“Michael Olise është një talent i veçantë. Është një luks në Bayern të kesh kaq shumë lojtarë të mirë”.

“Michael bëri shumë mirë. Fillimi i tij në Bayern nuk mund të ishte më i mirë. Ai duhet të vazhdojë në këtë mënyrë. Unë nuk kam ndjesinë se ai është një lojtar që ndjen shumë presion”, u shpreh ai.

Olise u transferua nga Crystal Palace tek Bayerni këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat