Shala me sukses drejton Llapin

Futboll

Shala me sukses drejton Llapin

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:43
Batatina e Shala

Burim Shala duket se ka pasur një ndikim të madh te Llapi që nga marrja e drejtimit të ekipit pas pezullimit të Tahir Batatinës.

Para se Shala të merrte komandën, Llapi ishte duke kaluar një periudhë të vështirë me vetëm një fitore, një barazim dhe dy humbje, shkruan  OLLE.

Sidoqoftë, që nga ardhja e tij, statistikat e skuadrës kanë ndryshuar ndjeshëm.

Dy fitore të rëndësishme, njëra në derbi kundër Dritës dhe tjetra kundër Ferizajt, tregojnë për përmirësimin e skuadrës, sidomos në aspektin e mbrojtjes, duke mbajtur portën të paprekur në të dyja ndeshjet.

Performanca e Shalës ka demonstruar se ai ka potencialin për të qenë një kryetrajner i suksesshëm në të ardhmen, duke sjellë stabilitet dhe rezultate të mira për ekipin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat