Toldo: Maignan është super në dalje, Sommer fut sigurinë në mbrojtje

Futboll

Toldo: Maignan është super në dalje, Sommer fut sigurinë në mbrojtje

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 11:47
Toldo

Francesco Toldo, foli në edicionin e sotëm të La Repubblica!

Ish-portieri i Interit dhe Fiorentinës, Francesco Toldo, foli në edicionin e sotëm të La Repubblica për portierët e Milanit dhe Interit: "Maignan është super në daljet e tij. Sommer fut sigurinë në mbrojtje".

“Zgjedhja e Donnarumma për t'u transferuar te PSG? Nuk do ta kisha bërë. Unë, Peruzzi, Zenga, Pagliuca, Buffon. Për ne, pasioni kishte rëndësi. Askush nuk do të shkonte në Kinë apo Arabi. Sigurisht, unë dhe Gigi ishim të parët që fituam kaq shumë”.

“Çfarë marrëdhënie kemi ne? Unë e respektoj shumëj, por ne ishim rivalë, jo miq. Dhe me Julio Cesar?

Një djalë i artë. Unë e ndihmova, e këshillova dhe e udhëzova, edhe pse e dija se ai ishte aty për të zënë vendin tim. Jemi në marrëdhënie të mira, si me Batistutën, Figon, Orlandonin. Ne e duam njëri-tjetrin me Adanin dhe Vierin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat