Plani i Tetovës kundër Elbasanit!
Egnatia nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Fransua Dylis për ndeshjen e sotme me Elbasanin.
Ai nuk është stërvitur me ekipin ditët e fundit, siç ka pohuar edhe vetë trajneri Tetova, kështu që nuk do të jetë në dispozicion të tij në “Elbasan Arena”.
Rrogozhinasit luajnë zakonisht me tre mbrojtës dhe sipas të gjitha gjasave sot do të zbresin në fushë nga minuta e parë kapiteni Malota, Xhemajli dhe Alijev. Edhe Bakajoko nuk është ende gati për rrogozhinasit.