10 skuadra zbresin në fushë

Futboll

10 skuadra zbresin në fushë

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:02
Kategoria e dyte

Jo vetëm Superiorja dhe Kategoria e parë, në fushë ditën e sotme do të zbresin edhe ekipet e Kategorisë së Dytë.

Kështu skuadrat e grupit B do të luajnë ndeshjet e para të këtij sezonit, ku do të synojnë ta nisin me këmbën e mbarë.

Kështu 5 ndeshje mjaft interesante do të luhen në të njëjtën orë, 16:00. Spikat dueli mes Luftëtarit dhe Tomorit, takim që do të luhet në Delvinë.

Duelet e tjera janë Memaliaj-Shkumbini, Turbina –Devolli, Këlcyra – Oriku dhe Butrinti – Delvina.

Ndërkohë këtë javë do të jetë pushim skuadra e Maliqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat