Siç është bërë traditë këtë sezon, dy ditë para ndeshjes verdheblutë e kryejnë seancën stërvitore në stadium.
Qëllimi është që skuadra të përshtatet me kushtet e një ndeshjeje.
Sa i përket gjendjes së skuadrës, ajo paraqitet pozitive, ndonëse nuk mungojnë problemet e dëmtimeve.
Mesfushori Arsen Kasa do të mungojë në këtë përballje për arsye dëmtimi, ndërsa Edon Hasani dhe sulmuesi Ze Gomesh kanë përparuar disi me përgatitjet dhe po punohet që të jenë në fushë me rrogozhinasit.
Gjasat janë gjithashtu që trajneri Roberto Bordin t’i qëndrojë besnik formacionit 3-5-2, skemë me të cilën ka luajtur pesë ndeshjet e para të këtij sezoni dhe duhet thënë se deri diku i ka dhënë frytet e veta me paraqitjet e bëra.