Liverpool po e sfidon Manchester United për mbrojtësin e Fulham-it, Antonee Robinson.
United është duke e monitoruar reprezentuesin amerikan të cilin synon ta transferojë në afatin kalimtar të janarit.
Megjithatë, sipas ‘The Sun’ Man United po përballet me konkurrencën nga Liverpool-i, i cili e sheh Robinson si zëvendësues të denjë për Andreë Robertson.
‘Djajtë e Kuq’ dhe ‘The Reds’ tashmë siç raportohet nga mediat angleze, janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me Fulham-in për transferimin e Robinson.