Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka vënë në shënjestër kundërshtarët e klubit.
Ndërsa skuadra përgatitet për përballjen e sotme me Arsenalin, Guardiola komentoi fillimin e seancës së tyre mbi 115 akuzat e Premier League për shkelje të supozuara financiare.
Guardiola tha: “Të gjithë presin që ne jo vetëm të biem nga kategoria, por ata duan që ne të zhdukemi nga faqja e dheut.
“Kemi pasur ditë më të mira se kundërshtarët tanë. Kjo është arsyeja pse ne fitojmë shumë.
Nuk është e komplikuar”.
Nëse shpallet fajtorë, City mund të përballet me rënie nga kategoria, zbritje pikësh ose gjoba të mëdha.