Vllaznia synon fitore

Futboll

Vllaznia synon fitore

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 12:57
Tifozët

Ditën e sotme do të luhen 3 ndeshjet e tjera të javës së 6-të të Superiores. Do të luhet në aksin Shkodër – Elbasan dhe Durrës!

Në “Loro Boriçi” do të sfidohen mes tyre Vllaznia me Bylisin, ora 17:00. Shkodranët janë kryesuesit e kampionat dhe ndaj ballshit do të tentojnë një tjetër fitore për të mbajtë kreun e renditjes. Nga ana tjetër ekipi i Emanuele Egbos do të synojë rikthimin te fitorja në kampionat, gjë e cila iu mundon prej 3 ndeshjesh.

Në orën 20:00 do të luhet paralelisht në Elbasan dhe Durrës. Në “Elbasan Arena” do të jetë një duel kampionësh, ku Elbasani përplas “brirët” me Egnatian. Rrogozhinasit bashkë me Vllazninë kryesojnë dhe ndaj ekipit të Bordin do të kërkojnë vazhdimnësinë, ndërkohë verdhebluve nuk iu lejohen hapat fals.

Teuta – Dinamo është dueli tjetër i ditës së sotme, takim që do të luhet në ‘Niko Dovana’. Durrsakët pas humbjes me Skënderbeun kërkojnë fitoren në shtëpi për t’iu larguar fundit të klasifikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat