Pas 22 ditëve kthehen të luajnë në Tetovë 

Futboll

Pas 22 ditëve kthehen të luajnë në Tetovë 

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:02
Stefan Kocev

Shkëndija e Tetovës pas 22 ditëve kthehet të luajë në Tetovë dhe xhiroja e 6-të na sjell duel me ekipin Voska Sport nga Ohri.

Skuadër për tu respektuar si pengesë e radhës në rrugën e kuqezinjve drejt titullit kampion. Dueli Shkëndija-Voska Sport luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:00, derisa për mediat para takimit ka folur mbrojtësi nga Shtipi, Stefan Kocev. 

Stefan Kocev i Shkëndijes thotë:: “Skuadra jonë është në formë të mirë dhe forma jonë shkon duke u ngritur.

Të mërkurën kishim ndeshje të Kupës të cilën e fituam, duke realizuar qëllimin tonë. Tani jemi drejtuar ka ndeshja me Voskën, gjithsesi se është kundërshtar serizo. Shpresojmë në lojë të mirë, ta fitojmë atë ndeshje dhe kjo është, të japim maksimumin tonë për fitore dhe të marrim tre pikët.”

Sa i përket Voskës, thotë: “I dimë cilësitë e ekipit të Voskës, i kemi analizuar dhe me maksimumin tonë, luftë në terren dhe lojë të mirë shpresoj në fund ne të jemi fitues i kësaj ndeshje.

Ti gëzohemi fitore, shpresoj tifozët të vinë në numër të madh, të na përkrahin si gjithmonë, ata janë lojtari jonë i 12-të që na japin “errë në shpinë”.”

Futbollisti më tej deklaroi: “Jam shumë i lumtur për golin që shënova, vërtet gol interesant, gol i bukur nga një distancë e madhe. Por megjithatë më e rëndësishme ishte fitorja, qëllimi ynë ishte të fitojmë, të kalojmë atë ndeshje dhe ashtu, vazhdojmë më tutje.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat