Struga Trim Lum – Shkupi, derbi i madh i Maqedonisë së Veriut

Futboll

Struga Trim Lum – Shkupi, derbi i madh i Maqedonisë së Veriut

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:08
Pamje nga një ndeshje

Pretendentët për titull në dy fushatat e fundit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të përballen kokë më kokë në Strugë të dielën (15:00h). 

“Neve si skuadër synojmë fitoren e 6-të në përballjet ndaj skuadrës shkupjane, ndaj së cilës në tre ndeshjet e fundit nuk dimë për fitore….
Struga Trim Lum në ndeshjen e javës së 6-të në Ligën e Parë do të mirëpret FC Shkupin, në një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave.

Si zakonisht ndeshjet ndaj skuadrës shkupjane kanë zgjuar interesim të jashtëzakonshëm në Strugë, aty ku neve këtë edicion nuk dimë për disfatë.

3 ndeshje, 3 fitore, pa asnjë gol të pranuar. Sigurisht që këtë seri pozitive do të donim ta vazhdonim edhe pas këtij takimi”, shkruan në faqen e FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat