Qatip Osmani: Objektivi ynë është që të fitohet ndeshja 

Futboll

Qatip Osmani: Objektivi ynë është që të fitohet ndeshja 

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:11
Struga Trim Lum

Kampioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut, Struga Trim  Lum do të takohet sot (15.00) me Shkupin, në kuadër të javës së 6-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Kryetrajneri i Struga Trim Lum, Qatip Osmani, kërkon fitore.

 “E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se neve duhet të mësohemi edhe me këto ngarkesa dhe pa marrë parasysh a luajmë si vendas, apo si mysafir, objektivi ynë është që të fitohet ndeshja”, – thotë trajneri Qatip Osmani.

"Sigurisht që serioziteti dhe përkushtimi janë faktor të rëndësishëm për të fituar një ndeshje, por duhet të përputhen edhe faktorë të tjerë të cilët ndikojnë në rezultat.

Dua të them se neve si skuadër në të gjitha aspektet duhet të jemi të përgatitur  për këtë ndeshje. Besoj që përgatitjet tona shkojnë nga ndeshja në ndeshje dhe në çdo ndeshje shihet se neve kemi një ngritje të vogël, por megjithatë edhe pse është një derbi ndeshje, na vjen një skuadër kualitative, ne jemi të gatshëm për ta fituar ndeshjen.

Të gjitha përgatitjet që i kemi bërë i kemi bërë në atë drejtim për ta fituar ndeshjen. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por mendoj se neve duhet të mësohemi edhe me këto ngarkesa dhe pa marrë parasysh a luajmë si vendas, apo si mysafir, objektivi ynë është që të fitohet ndeshja.

Ne tentojmë të luajmë futboll ofenziv, edhe në ndeshjet e deritanishme që i kemi zhvilluar, neve kemi qenë ofenziv, por duhet të jemi të vetëdijshëm se ndeshja në Kupë kundër Slloga Vinica, realisht nuk duhet të na gënjejë, është një skuadër e nivelit më të dobët se ne, d.m.th ato ideja kalojnë shumë më lehtë se me skuadrat më kualitative, por na jep një shpresë se disa lojtarë vijnë në formën që e presim”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat