30 golat e shënuar në 9 takimet e fundit 

Futboll

30 golat e shënuar në 9 takimet e fundit 

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:17
Pamje nga një ndeshje

Struga Trim Lum dhe FC Shkupi në këtë përballje (sot, 15.00) futen pas barazimeve identike 1:1 në ndeshjet paraprake. “Neve barazuam në Manastir kundër Pelisterit, derisa FC Shkupi barazoi kundër Shkëndijës në Çair. Ndryshe në prag të takimit të së dielës, neve renditemi në pozitën e tretë me 10 pikë.

3 fitore, 1 barazim dhe 1 disfatë është epilogu i 5 takimeve të para në favor të skuadrës tonë, ndërkohë ekipi kundërshtarë pas 5 xhirove të para ka regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata.

Plotë 15 herë jemi takuar me FC Shkupin deri më tani në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Parë. 5 fitore flasin në anën tonë, 6 në favor të kundërshtarit, derisa 4 ndeshje janë mbyllur me barazime.

Gëzon fakti se në 10 ndeshjet e fundit, vetëm njëra prej tyre është mbyllur pa gola.

30 golat e shënuar në 9 takimet e fundit, apo 3,3 gola për ndeshje bëjnë të besojmë se edhe të dielën do të shohim gola në ndeshjen në Strugë, aty ku deri më tani përballë FC Shkupit kemi regjistruar 4 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata.

Në 15 takimet e deritanishme, vetëm njëherë ka ndodhur që të luajmë gjatë muajit shtator. Ishte 27 shtatori i vitit 2020, kur në Strugë kishim shënuar fitore 2:0 falë golave të shënuar nga Nijaz Lena”, njofton FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat