Shabani mungon në derbin e madh

Futboll

Shabani mungon në derbin e madh

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:20
Pemje nga një ndeshje

Ndryshe, i fundit që ka shënuar përballë skuadrës së FC Shkupit, është kapiteni i Struga Trim Bunjamin Shabani, i cili fatkeqësisht do të mungojë në ndeshjen e sotme (15.00) në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Struga Trim Lum e pret Shkupin.

“Sigurisht që nuk ka se çfarë të diskutohet se sa e rëndësishme është prezenca e Bunjamin Shabanit në këtë ekip, sigurisht që është një mungesë e madhe në fushë, por edhe jashtë saj, thjeshtë si një lider do të na mungojë, por megjithatë mendoj se Struga ka zëvendësime adekuate, zëvendësime kualitative, për t’iu përgjigjur mungesës së kapitenit tonë.” – ishin fjalët e trajnerit Qatip Osmani, lidhur me mungesën e kapitenit në ndeshjen kundër FC Shkupit.

“Pa Bunjamin Shabanin, por edhe pa dyshen strugane Besmir Bojku dhe Hadis Tairi, do të zbresim në fushë nesër kundër FC Shkupit, ndërsa në pikëpyetje është edhe sulmuesi Hristijan Maleski.

Ky i fundit është ankuar në një dëmtim gjatë stërvitjes së fundit, ashtu që trajneri Osmani, me siguri se nuk do të rrezikojë për ta inkuadruar në lojë”, thuhet në faqen e FC Struga Trim Lum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat