Kush e referon derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut? 

Futboll

Kush e referon derbin e madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut? 

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 13:21
Struga Trim Lum

Dimitar Pileshkov do të jetë arbitri kryesor i takimit Struga Trim Lum Shkupi që luhet sot (15.00) në Strugë. 

“Këtë edicion i njëjti na ka referuar në vetëm një ndeshje, edhe atë që në xhiron e parë, kundër Tikveshit, kur neve kishim shënuar fitore minimale 1:0.

Po në një ndeshje këtë edicion i ka referuar edhe FC Shkupit, duke rezultuar jo me fat për skuadrën shkupjane, pasi ishin mundur nga Gostivari me rezultatin 2:0.

Këtë edicion në ndeshjet e Ligës së Parë, Pileshkov ka qenë i angazhuar në të gjitha 5 xhirot, ku ka treguar 34 kartonë të verdhë, apo afërsisht 7 kartona të verdhë për ndeshje.

Besart Krivanjeva dhe Sava Radiç janë futur në regjistrin e tij këtë edicion, ndërsa në përgjithësi ky arbitër në 37 raste ka ndëshkuar me të verdhë futbollistët tanë në 14 ndeshjet e deritanishme që i ka referuar ndaj nesh.

Vlen të theksohet se gjatë karrierës së tij, që kishte nisur në vitin 2020, arbitri Dimitar Pileshkov nga gjithsej 51 ndeshje që ka referuar në Ligën e Parë, në 14 prej tyre ka ndarë drejtësinë ndaj skuadrës tonë.

Me të si kryesor, Struga Trim Lum ka regjistruar 8 fitore, 3 barazime dhe 3 disfata.

Ndryshe ndeshja e nesërme do të jetë e dyta që Pileshkov do na referojë kundër FC Shkupit. Një gjë të tillë kishte bërë edhe me 24 shkurt të këtij viti, kur në Strugë kishim barazuar me shifrat 2:2”, njofton FC Struga Trim Lum.

Arbitër kryesor: Dimitar Pileshkov
Asistentë: Risto Gjorgjiev, Vlladimir Mitrevski
Arbitër i katërt: Bllagojçe Rallevski
Delegatë: Dragan Jordanov
Kontrollues: Zoran Petkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat