Perandori Adriano është kthyer të flasë dhe e ka bërë në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, në të cilën ka komentuar edhe lidhjen që një nga yjet e sotëm të zikaltërve ka treguar kundrejt tij.
– E ke parë Thuram këtë verë? Ju konsideron një idhull dhe ka veshur një fanellë zikaltër me numrin 10 dhe emrin “Adriano”.
“Nuk e kam parë, por është bukur të jesh frymëzim për një sulmues kaq të rëndësishëm. Unë kam luajtur kundër babait të tij, çfarë mbrojtësi! Tani i uroj që të shënojë shumë gola për Inter-in tim”.
– Kush e fiton derbin?
“Pavarësisht se të gjithë thonë se ne jemi favoritët, nuk duhet të ndikohemi. Mund të jetë në vështirësi, por Milan-i është i rrezikshëm. Megjithatë, Inter-i është gjithmonë… Inter-i”.