Bayern Munich ka marrë një tjetër fitore të thellë.
Bavarezët kanë mposhtur 5-0 në transfertë Ëerder Bremen në javën e fundit të kampionatit.
Një paraqitje që ka lënë shumë të kënaqur trajnerin Kompany.
“Transfertat në Bundesliga janë gjithmonë të vështira për t’u fituar. Nuk mund të kërkonim më shumë nga kjo ndeshje. Lojtarët kanë bërë një punë të mirë. Jam i kënaqur. Ishte një fitore e merituar.
“Kemi arritur ta mbrojmë portën dhe të mos pësojmë gol, edhe falë sulmuesve tanë. Jam i kënaqur kur jemi në formë dhe e kemi treguar në këtë ndeshjes. E vetmja gjë që ka rëndësi është se kemi fituar.
“Nga e hëna do të nisim përgatitjet për ndeshjen kundër Leverkusen. Mentaliteti ynë duhet të jetë ai që të mos mendojmë shumë për të kaluarën”, ka thënë trajneri i Bayern-it.