Barça, me rekord negativ në ndeshjet udhëtuese

Futboll

Barça, me rekord negativ në ndeshjet udhëtuese

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:01
Barcelona

Fillimi mbresëlënës i Barçës së Flik, me pesë fitore në pesë ndeshje të ligës, u ndërpre nga një humbje e re europiane jashtë shtëpisë.

Blaugranët iu nënshtruan Monakos 2-1 në një duel ku mbetën me një lojtar më pak për shkak të përjashtimit të Erik Garcias me vetëm dhjetë minuta lojë.

Ata u përpoqën, por tri pikët mbetën në principatë dhe Blaugranët i shtuan një tjetër humbje një serie fatale përsa i përket ndeshjeve të Ligës së Kampionëve jashtë shtëpisë.

Nga dymbëdhjetë ndeshjet e fundit në kompeticionin më të lartë kontinental, katalanasit u mundën në shtatë prej tyre.

Për t’i bërë gjërat më keq, në pesë nga ato shtatë ata nuk mundën as ta shihnin golin, dhe në dy të tjerët shënuan dy gola të padëmshëm kundër Antverp (3-2) dhe një gol kundër Monakos (2-1).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat