Modriç pas fitores ndaj Espanyol-it: Ishim të shkëlqyer

Futboll

Modriç pas fitores ndaj Espanyol-it: Ishim të shkëlqyer

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:28
Luka Modric

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka thënë se është i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen e skuadrës së tij ndaj Espanyol-it.

Kampionët në fuqi të Spanjës mundën Espanyol-in (4-1), të shtunën mbrëma në kuadër të La Ligës.

“Kemi luajtur një lojë të mirë, veçanërisht në pjesën e dytë. Ishte e vështirë për ne të shënonim një gol në pjesën e parë, por ne krijuam shumë. Në këtë ndeshje ne ishim shumë të mirë edhe pa topin”, ka thënë veterani kroat.

“Ekipi luajti shumë mirë dhe ne bëmë një lojë të shkëlqyer nga fillimi deri në fund”, ka pohuar Modriç.

Pas kësaj fitore, Reali ka 14 pikë, një me pak se lideri i tabelës, Barcelona e cila sonte luan në udhëtim tek Villareali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat