Barcelona e mbylli serinë e fitoreve këtë sezon me humbjen ndaj Monakos.
Shkaku i drejtpërdrejtë i kësaj ishte kartoni i kuq që pas dhjetë minutash lojë me “viktimë” Erik Garcaa.
Dhe duket se Barça nuk ka mësuar se çfarë nënkuptojnë këto përjashtime në një kompeticion si Champions-i.
Sezonin e kaluar, skuadra u eliminua në çerekfinale për një lojë shumë të ngjashme.
Ronald Arauho u përjashtua me karton të kuq kur skuadra ishte përpara në barazimin kundër PSG.
Mirëpo, që nga ai moment gjithçka u prish, sepse në momentin kur skuadra franceze kishte një lojtar më shumë, shënoi katër gola ndaj Blaugranasve dhe ktheu rezultatin.
Duhet pasur parasysh se Barcelona kishte fituar në “Parc des Princes”.
Inferioriteti ishte vendimtar për të lënë jashtë Barçën. Pati një debat të madh për atë lojë dhe veprimin e Arauhos.
Gyndoan e qortoi uruguaianin për atë hyrje në Barkola. Barcelona mund të përballonte të pranonte një gol dhe ekzistonte gjithashtu opsioni që Ter Shtegen të ndalonte goditjen e sulmuesit francez.
Nga ana tjetër, të luash me dhjetë lojtarë për një orë kundër një ekipi si francezët është fillimi i fundit. Siç do të ndodhte më vonë.
Diçka shumë e ngjashme ka ndodhur këtë të enjte në Monako. Së pari, duhet të kemi parasysh gabimin e madh të Ter Shtegenit, i cili i dërgoi atij një top shumë të rrezikshëm kur Erik Garcia kishte Minaminon shumë afër tij.
Lojtari i Monacos kaloi përpara Erikut, që e pengoi dhe u ndëshkua me karton të kuq, sepse ishte lojtari i fundit .
Gjithsesi, është një aksion që mund të shpëtohej, futbollisti nuk kishte kontroll shumë të mirë të topit dhe kishte edhe opsionin e Ter Shtegenit.
Por Eriku nuk u mendua gjatë dhe ky ishte fundi i saj. Kishin mbetur edhe 80 minuta dhe kjo është një botë kur përballesh me një ekip fizikisht të fuqishëm si Monaco.
Është e vërtetë që Barcelona nuk u largua nga loja dhe kishte momente në të cilat i dolën përballë rivalit, por në fund, me kalimin e kohës, nuk ka se si të mbahet dhe skuadra e Hyter-it e shfrytëzoi këtë për të mbyllur ndeshjen.
Në Ligën e Kampionëve një nga parimet kryesore është të konkurrosh mirë.
Është shumë më e rëndësishme në raundet kualifikuese, siç ishte rasti me Arauho ndaj PSG-së, por në këtë model të ri të kompeticionit, fitoret janë shumë të rëndësishme dhe gabime të tilla nuk mund të bëhen.