Malisheva për këndellje, Gjilani për vazhdimësi

Futboll

Malisheva për këndellje, Gjilani për vazhdimësi

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 14:38
Lojtarët e Gjilanit

Malisheva dhe Gjilani takohen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë.

Është një sfidë shumë interesante mes dy skuadrave që kanë synime të larta këtë edicion.

Malisheva në këtë sfidë vjen pas disfatës nga Drita, derisa Gjilani pas fitores ndaj Feronikelit ’74.

Bekim Isufi ka mungesë të madhe Drilon Hazrollajn, derisa Ardian Nuhiu ka gjithë skuadrën në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Abdullahu, Pira, Prekazi, Xhaka, Veliu, Limaj, Brruti, Ndjigi II, Xhylani, Malikji, Bunjaku.

Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Roganovic, Ramadani, Arago, Bilali, Kace, Rrahmani, Bilalli, Basa, Jarovic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat