Deri më tani interesimi i tifozëve elbasanas në ndeshjet e këtij kampionati ka qenë i kënaqshëm, gjithnjë duke parë nivelin e mbështetjes së skuadrave në futbollin shqiptar.
Edhe kundër Egnatias pritshmëritë janë të mëdha në fakt. Shitja e biletave për këtë sfidë ka nisur disa ditë më parë dhe parashikohet që të pranishëm në “Elbasan Arena” të jenë paktën 5 mijë tifozë.
Mbështetja e tifozërisë pritet të jetë një shtysë më shumë për ekipin e Bordin që të tentojë fitoren.
Në anën tjetër, pritet që në shkallët e stadiumit të ketë edhe tifozë rrogozhinas, pasi dy qytetet janë afër. Atmosfera pritet të jetë mjaft e bukur].