Dy dilema për formacionin e Milanit

Futboll

Dy dilema për formacionin e Milanit

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 16:19
Milani

Vështirësitë e nisjes së sezonit e ndërlikojnë edhe më shumë zbardhjen e formacionit të Milanit në derbin e nesërm.

Lajmi i mirë, për momentin, është vetëm rikuperimi i Mjak Menjasë. Portieri francez, i lindur në vitin 1995, duket se është rikuperuar nga trauma e rëndë në gjurin e djathtë të pësuar kundër Liverpulit në Champions.

Dhe pa ndonjë surprizë, ai do të jetë titullar në derbit kundër Interit.

Në rast nevoje, megjithatë, i riu Lorenco Torriani (datëlindja 2005), është gati. Formacioni i mundshëm i Djallit për derbin Inter-Milan, për pjesën tjetër, , nuk duhet të ndryshojë shumë nga ai që humbi keq të martën. Një balotazh në mbrojtje, në të djathtë, midis Kalabrias dhe Rojalit.

Dilema tjetër prek një në mes të mbrojtjes, ku Gabia mund të luajë në vend të Tomori përkrah Pavloviçit. Loftus-Çik dhe Fofana duhet të shihen përsëri në mesfushë para mbrojtjes, me Pulisiç, Reijnders dhe Leao që mbështesin spanjollin Morata në sulm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat