Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Bylisit në javën e pestë të Superiores merr një rëndësi të veçantë pasi mund të japë sinjalin e parë të shkëputjes në kreun e renditjes.
Shkodranët mund të krijojnë distancë ndaj njekësve në rast fitoreje ndaj Bylisit dhe ky do të jetë një motivim më shumë për kuqeblutë. Në radhët e tyre është kthyer pas dëmtimit Kahrimanoviç, i cili e nis ndeshjen nga stoli, duke qenë një alternativë më shumë tani që nga ekipi është larguar Alivoda.
Ndërsa pikët do të jenë jetësore për Bylisin që të mos zhytet më shumë në zonë e ftohtë të klasifikimit, ndaj do të kërkojë të marrë maksimumin në këtë duel përballë Vllaznisë.
FORMACIONET ZYRTARE
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Sala, Qato, Mala, Delaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç
BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Gabriel, Abazaj, Papa, Uendel, Përgjoni, Sulovariu, Ruçi, Ualison, Jananov.
Trajner: Emanuel Egbo.