Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia - Bylis

Futboll

Publikohen formacionet zyrtare të Vllaznia - Bylis

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 16:33
Pamje

Ndeshja e sotme mes Vllaznisë dhe Bylisit në javën e pestë të Superiores merr një rëndësi të veçantë pasi mund të japë sinjalin e parë të shkëputjes në kreun e renditjes.

Shkodranët mund të krijojnë distancë ndaj njekësve në rast fitoreje ndaj Bylisit dhe ky do të jetë një motivim më shumë për kuqeblutë. Në radhët e tyre është kthyer pas dëmtimit Kahrimanoviç, i cili e nis ndeshjen nga stoli, duke qenë një alternativë më shumë tani që nga ekipi është larguar Alivoda.

Ndërsa pikët do të jenë jetësore për Bylisin që të mos zhytet më shumë në zonë e ftohtë të klasifikimit, ndaj do të kërkojë të marrë maksimumin në këtë duel përballë Vllaznisë.

FORMACIONET ZYRTARE

VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Sala, Qato, Mala, Delaj, Balaj.
Trajner: Tomas Brdariç

BYLIS: Hasanbelli, Bruno, Gabriel, Abazaj, Papa, Uendel, Përgjoni, Sulovariu, Ruçi, Ualison, Jananov.
Trajner: Emanuel Egbo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat