Drita i shkakton humbjen e parë kampionit të Kosovës 

Futboll

Drita i shkakton humbjen e parë kampionit të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2024 Në ora: 16:54
Drita

Futbollisti Dabiqaj është trim i fitores së Dritës së Gjilanit.

Drita i ka shkaktuar humbjen e parë me rezultat 1:0 Ballkanit të Therandës.

Skuadra nga Gjilani e njoftoi me humbjen e parë kampionin e Kosovës. 

Futbollisti Dabiqaj vulosi derbin në minutën e 82-të.

Drita ndal tre pikë në konak të vetin.    

Karrica është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 73-të duke lënë me një lojtar më pak Ballkanin. 

Drita renditet në vend të gjashtë me 9 pikë dhe Ballkani në të katërtin me 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat