Malisheva ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit.
As Gjilani nuk kaloi në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.
Malisheva e nisi ndeshjen me një penallti të shndërruar në gol nga Vesel Limaj, në minutën e 21-të.
Gjilani reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin me golin e Edi Basha, në minutën e 44-t.
Megjithatë, Laurent Xhylani shënoi golin e fitores për Malishevën në minutën e 52-të, duke i siguruar kështu tri pikët e plota. Kjo fitore e vendos Malishevën në pozitën e dytë, me 13 pikë, aq sa ka edhe Suhareka që kryeson renditjen.