Në orën 20:45 në “San Siro” do të luhet derbi i Madoninës.
Një duel ku vë përballë ekipet më me rivalitet në futbollin italian, ku Inter dhe Milan do të bëjnë mes tyre llogaritë për javën e 5 të Serie A.
Përplasje “titanësh”, ku të dyja skuadrat do të hyjnë në fushë vetëm për fitoren, e cila vlen më shumë se 3 pikë,
vlen për prestigj dhe krenarinë e një qyteti. Paulo Fonseka dhe Simone Inzaghi do të luajnë “all-in” vetëm për triumfin dhe kanë përzgjedhur formacionet titullare.
Formacionet zyrtare:
Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajneri: S. Inzaghi.
Milan (4-4-2) – Maignan; Emerson, Gabbia, Tomori, Theo; Pulisic, Fofana, Reijnders, Leao; Morata, Abraham. Trajner: P. Fonseca.