Mesfushori Muharrem Jashari ka vazhduar me paraqitje të mira në elitën e futbollit të Ukrainës.
Jashari asistoi në barazimin 1:1 të Cherkasyt ndaj Polissaya Zhytomyrit.
Cherkasy e shënoi golin në minutën e 34-t, nëpërmjet Dmytro Topalov.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së shtatë të Premier Leagues së Ukrainës.
Për Jasharin është asistimi i tretë, ndërsa ka shënuar edhe dy gola me fanellën e skuadrës ukrainase.
Jashari kompletoi takimin. Deri në fund të ndeshjes për Cherkasyn luajti edhe mbrojtësi Hajdin Salihu.
Cherkasy zë vendin e katërt me 11 pikë.