Kosova Dusseldorfi nuk ndalet, një “pesëshe kajmak” skuadrës gjermane

Futboll

Kosova Dusseldorfi nuk ndalet, një “pesëshe kajmak” skuadrës gjermane

Nga: K.G. Më: 22 shtator 2024 Në ora: 21:19
Kosova Dusseldorfi

Kosova e Dusseldorfit nuk njeh rival as në Landesliga. 

Skuadra kuqezi e ka deklasuar me një “pesëshe kajmak” (5:0) FC Viersen, në takimin e javës së 6-të.

Kosova kryeson me 16 pikë sa ka VfL Jüchen-Garzweiler në pozitën e dytë dhe Viersen është në të 17-tin me 4 sosh.

“Klubi ynë ka regjistruar edhe një fitore mbresëlënëse me rezultat 5:0 kundër FC Viersen.

Golat u shënuan nga Qlirim Kashtanjeva në minutat 21’ dhe 30’, Emre Caraj në minutën 63’, Bujar Idrizi në minutën 67’, dhe Fatlum Ahmeti në minutën 77’. Kjo fitore demonstron një performancë të fortë dhe të organizuar nga skuadra.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë tifozët tanë që ishin pjesë e kësaj fitoreje të madhe. Mbështetja dhe energjia juaj në çdo moment të

ndeshjes ishin një shtysë e madhe për skuadrën. Ju jeni pjesë e rëndësishme e suksesit tonë dhe pa ju, kjo fitore nuk do të ishte e njëjtë. Faleminderit që qëndroni gjithmonë pranë nesh!”, njofton FC Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat