Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar edhe fitoren e gjashtë radhazi, duke u lënë prapa Real Madridin katër pikë mbrapa në garën për titullin në edicionin e ri të garave në La Ligë.
Të përzgjedhurit e trajnerit gjerman Hansi Flick dominuan në tërësi në ndeshjen si mysafirë kundër Villarreal, duke shënuar madje katër herë në portën kundërshtare.
Robert Lewandowski shkëlqeu në fushë duke shënuar në minutën 20 pas asistimit të Pablo Torre. Sulmuesi polak tundi rrjetën kundërshtare për herë të dytë 15 minuta më vonë për 2:0, ndërsa deri te het-triku arriti në minutën e 67-të nga pika e bardhë.
Vendësit shkurtuan disavantazhin e katalanasve përmes golit të Ayoze Perez në minutën e 38-të, por kjo ishte e tëra që ata mundën të bënin në fushë.
Pablo Torrez shënoi golin tjetër për Barcelonën në minutën e 58-të pas asistimit të Pedri. Në pesëmbëdhjetë minutat e fundit të ndeshjes në skenë u shqua Raphinha me dy gola të shënuara, në minutën 75-të, pas asistimit të Victor dhe minutën e 83-të pas asistimit të Yamal, duke arritur kështu rezultatin final të ndeshjes 5:1.
Barcelona ka 18 pikë në tabelë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara, pasuar nga Real Madrid me 14. Villarreal mbetet edhe pas kësaj humbjeje në pozitën e pestë me 11 pikë.
Sonte nga ora 21:00 luajnë edhe Rayo Valecano-Atletico Madrid dhe madrilenët mund të barazohen në tabelë me pikë, me rivalin e qytetit në rast të fitores.