Milot Rashica vendimtar, kjo është nota e madhe në Turqi

Futboll

Milot Rashica vendimtar, kjo është nota e madhe në Turqi

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:13
Milot Rashica

Besiktas ka shënuar fitore ndaj Eyupspor me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit turk. 

Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e sotme duke e hapur përballjen dhe duke pasur paraqitje shumë të mirë. 

Rashica zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, kur arriti të marr një pasim nga Joao Mario për të gjuajtur pastaj nga jashtë zonës për të shënuar për 1-0.  

Pas ndeshjes, Rashica nga SofaScore u shpall lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4. 

Ai fitoi pesë duele, ndërsa kishte 28 pasime të kompletuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat