Lulaj bën liderin tek Elbasani

Futboll

Lulaj bën liderin tek Elbasani

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:00
Bruno Lulaj

Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj, u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimin 0-0 që skuadra e tij regjistroi në shtëpi ndaj kampionëve të Egnatias. Në prononcimin e dhënë pas këtij dueli, Lulaj u shpreh:  

“Faleminderit për vlerësimin. Nuk është hera e parë që luaj në skemë me 3 në mbrojtje. Ndihem komod si me 4 si me 3. Unë jam i gatshëm gjithmonë që të jap më të mirën.  

Trajneri na ka dhënë lirmëshri në lëvizje. Kur krijohen hapësirat mund të sulmojë kushdo. Duhet të sulmojmë të gjithë bashkë si ekip dhe të mbrojmë të gjithë bashkë si ekip. 

Në aspektin personal jam i kënaqur. Do preferoja të ishte një sulmues si lojtarin e ndeshjes dhe ta fitoja këtë ndeshje.

Përgjegjësia është e madhe, presion nuk kam ndjerë, dua të shpërblej besimin e drejtuesve, për shirtin e kapitenit. Duam të bëjmë më të mirën, për të sjellë ditët e arta në këtë qytet që e dashuron futbollin”, u shpreh Bruno Lulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat