Tetova qan dëmtimet

Futboll

Tetova qan dëmtimet

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:03
Edlir Tetova

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli pas duelit ndaj Elbasanit, ku skuadra e tij nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, tekniku kampion, u shpreh: 

“Kishim një formacion të detyruar. Zbritëm Aleksin për shkak të problemeve të Malotës.

Si kronologji loje, siç rrodhi ndeshja, duhet të jemi të kënaqur për lojën që shfaqëm, Elbasani është një ekip i pjekur, po tregon që ka futboll. 

Ishte një farë emocione, unë kam dal kampion këtu në 2006, kur kalojnë minutat më pas je i fokusuar te loja.  

Nuk po çalonim në fazën sulmuese, thjesht ishim vonë në lëvizjet sulmuese, për faktin që Elbasani ishte i gjithi në ½ e veta.

Duhet të kishim më shumë qartësi me pasat e shkurta. Te pjesa e sulmit kishte shumë pasa të humbura. Edhe Kasa vjen nga dëmtimi, bëri mirë për aq sa u fut. Ka ndeshje para, mendoj do të ketë minutazh më tepër”, deklaroi Tetova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat