Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit AF Elbasani – Egnatia dhe Teuta – Dinamo City.
Të dy takimet u mbyllën në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja AF Elbasani – Egnatia përfundoi 0-0, ndërsa në “Niko Dovana” sfida Teuta – Dinamo City 1-1.
Po sot u zhvillua edhe takimi Vllaznia – Bylis. Në “Loro Boriçi” shkodranët regjistruan fitoren e tretë radhazi, pasi mundën Bylisin 2-0.
Të shtunën u luajtën dy ndeshjet e tjera të javës së gjashtë. Derbi i kryeqytetit Partizani – Tirana në “Air Albania “ u mbyll në barazim pa gola 0-0, ndërsa në Korçë Skënderbeu mundi Laçi 2-1.
Rezultate këto që kanë sjellë shumë ndryshime në renditjen e Superiores. Vllaznia merr e vetme kryesimin 2 pikë mbi Egnatian, ndërsa bie në sy rënia e Tiranës në zonën 'Play-Out'.