Ilir Daja: Gjatë pushimit 2 javor do bëjmë rregullime

Futboll

Ilir Daja: Gjatë pushimit 2 javor do bëjmë rregullime

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 23:25
Ilir Daja

Dinamo nuk merr më shumë se një barazim 1-1 ndaj Teutës në Durrës. Goli i Zabërgjas në fundin e pjesës së parë u barazua nga Torraj në të dytën. Në përfundim të ndeshjes trajneri Ilir Daja foli për RTSH Sport.

“Unë do i vendosja një paralele si në ndeshjen me Skënderbeun. Kemi probleme me sulmin, duhet ta mbajmë më shumë topin në administrim nga poshtë, për t’u spostuar në zona e kundërshtarit. Rastet krijohen, në rastet që kishim me Zabërgjën dhe Bregun kishim mundësi të dyfishonim rezultatin, por mund edhe të pësonim nga krahu tjetër. Ndërprerja mbas 2 javëve do të na japë mundësi të rregullojmë organizimin në fazën e sulmit, për të mos e humbur topin shpejt.  

E kishim parë Teutën dhe e dinim ku ishin hapësirat që duhet të merrnim. Ndërrimi i zonave në lojë, mund të na krijonte përshtjellim.

Lojtarët të mos bëjmë vetëm spostime, por të dinë edhe përgjegjësinë e rolit. Por do edhe kohën e vetë.

Ajo që shoh është se nuk kemi freskinë e duhur. Humbja e topit në sulm na kushton humbje energjish. Kemi punuar në 2 variante, të dytin nuk e them sepse mund ta bëjmë një herë tjetër. Ne duhet të gjenim koridoret e duhura nga kundërsulmet e Teutës. Kjo nuk u bë.

Festa e Zabërgjas me mua? Ishte e gjithë skuadra, ne duhet të funksionojmë të gjithë si grup. Ishte një bashkim i kësaj. Unë jam para pankinës dhe jam i pari që përfqafohem”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat