Milani ka arritur që të thyejë mallkimin e ndeshjeve me Interin, teksa ka fituar në derbi në shifrat 1-2.
Një fitore që nuk shijohet për një kohë të gjatë kundër rivalit të përjetshëm.
Goli i parë u realizua nga Pulisic në minutën e 10, ndërsa Di Marco barazoi në të 27.
Në minutën e 89, Gabbia do të realizonte golin e fitores. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Fonesca u shpreh:
“Fitimi i derbit është gjithmonë i vecantë, vecanërisht pasi pas atyre gjashtë të fundit.
Është fitore e ekipit, sepse edhe në momentet e vështira kemi qëndruar bashkë. Kur besojmë në diçka, duhet të punojmë, edhe këtë kemi bërë të gjithë deri në këtë pikë.
Kampionati sapo ka filluar, kemi shumë për të përmirësuar, por sot, veçanërisht lojtarët dhe tifozët e meritojnë këtë gëzim.
Jam i kënaqur sepse lojtarët nuk dolën kurrë nga skemat. Këtë javë biseduam, lojtarët patën një javë fantastike dhe sot u tregua. Ishim skuadër në të gjitha lëvizjet”, tha Fonesca.