Renditja e ekipeve të Superligës pas gjashtë xhirove

Futboll

Renditja e ekipeve të Superligës pas gjashtë xhirove

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Jahtëzakonisht interesante duket renditja tabelare e Supelrigës së Kosovës në futboll pas gjashtë xhirove të zhvilluara në këtë edicion garues. Disa prej ndeshjeve derbi janë zhvilluar gjatë këtyre javëve të para, por renditja është mjaftë interesante.

Në fakt, befasia e madhe është sepse lider momental është klubi i sapo inkuadruar në Superligë, Suhareka me 13 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e dytë.

Tri prej skuadrave më të mëdha kosovare, Prishtina, Ballkani dhe Llapi kanë mbledhur nga dhjetë pikë duke ndarë pozitat tre, katër dhe pesë.

Tutje, në vendin e gjashtë pozicionohet Drita më nëntë pikë, e ndjekur nga Dukagjini me gjashtë, kurse në tri pozitat e fundit renditen Gjilani me pesë pikë, Ferizaj me katër dhe e fundit është Feronikeli 74 pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat