Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, foli publikisht këtë mëngjes në një takim informativ të organizuar nga ‘Fórum Europa’ dhe shqyrtoi situatën aktuale që përfshin klubet e kësaj gare.
Ndër çështjet e diskutuara, ai konfirmoi se FC Barcelona do të ketë mundësinë të hyjë në tregun e transferimeve për “të blerë një lojtar për të zëvendësuar Ter Stegen”, pas lëndimit të rëndë në gjurin e djathtë të portierit, që do ta mbajë jashtë fushave për gjithë sezonin.
Ter Stegen u lëndua mbrëmë dhe pritet të mungojë deri në nëntë muaj, kësisoj, Barcelona duhet të shikojë transferimin e ndonjë portieri të klasit botëror, pasi që në radhët e veta e ka vetëm Inaki Penan.
Lidhur me situatën e ndërlikuar financiare të Barcelonës, Tebas theksoi se “gjendja është tejet e ekzagjeruar” dhe sqaroi se “nuk ka asnjë tolerancë për ‘fair play’-n financiar”.