Presidenti i La Ligas e konfirmon se Barcelona mund të blejë një portier për ta zëvendësuar Ter Stegenin

Futboll

Presidenti i La Ligas e konfirmon se Barcelona mund të blejë një portier për ta zëvendësuar Ter Stegenin

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 13:16
Ter Stegen

Javier Tebas, presidenti i La Liga-s, foli publikisht këtë mëngjes në një takim informativ të organizuar nga ‘Fórum Europa’ dhe shqyrtoi situatën aktuale që përfshin klubet e kësaj gare.

Ndër çështjet e diskutuara, ai konfirmoi se FC Barcelona do të ketë mundësinë të hyjë në tregun e transferimeve për “të blerë një lojtar për të zëvendësuar Ter Stegen”, pas lëndimit të rëndë në gjurin e djathtë të portierit, që do ta mbajë jashtë fushave për gjithë sezonin.

Ter Stegen u lëndua mbrëmë dhe pritet të mungojë deri në nëntë muaj, kësisoj, Barcelona duhet të shikojë transferimin e ndonjë portieri të klasit botëror, pasi që në radhët e veta e ka vetëm Inaki Penan.

Lidhur me situatën e ndërlikuar financiare të Barcelonës, Tebas theksoi se “gjendja është tejet e ekzagjeruar” dhe sqaroi se “nuk ka asnjë tolerancë për ‘fair play’-n financiar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat