Alexander-Arnold mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm te Liverpool. Mbrojtësi anësor, ka treguar së fundmi synimet e tij.
“Gjithmonë kam thënë se dua të jem kapiten i Liverpool-it. Ky është një objektiv i imi, nëse kjo ndodh apo jo është jashtë kontrollit tim”.
Trent Alexander-Arnold nuk i largon plotësisht dyshimet për të ardhmen e tij në intervistën e dhënë pas suksesit 3-0 ndaj Bournemouth, kur gazetarët i kërkuan të dijnë më shumë, duke qenë se kontrata e tij skadon në vitin 2025.
“Dua të jem lojtar i The Reds të paktën këtë sezon” – tha ai.