Vllaznia ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale transferimin e Rejan Alivodës te Ittihad Kalba Club. Në këtë rast, Vllaznia përfiton 200 mijë euro si dhe ruan 20% të kartonit në rast rishitje.
Postimi i Vllaznisë:
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me “Ittihad Kalba Club” të liges superiore te Emirateve të Bashkuara Arabe për transferimin e futbollistit Rejan Alivoda teksa klubi ynë do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij.
KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron sa më shumë suksese me skuadrën e tij të re!”